Botë

Kosovë, shënohet 14 vjetori i pavarësisë

17.02.2022 17:39

Kosova po shënon 14 vjetorin e pavarësisë...

Manifestimet për ditën e pavarësisë filluan me ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës para qeverisë. Ndërsa në seancën solemne në kuvendin e Kosovës kryemisnitri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, duke përcjellur urime te qytetarët, përkujtuan sakrificën dhe sfidat e shumta të popullit të Kosovës, por edhe mbështetjen e shteteve mike për arritjen e lirisë.
 
“Përveç se festojmë këtë datë historike ne nderojmë e falenderojmë ata që kontribuan për këtë ditë. Në rradhë të pare janë Dëshmorët tonë që dhan gjithçka për të ardhmen tonë. Është Shqipëria dhe mbar kmbi ynë, janë figurat historike sikurse Hasan Prishtina, e Isa Boletini. Azem Bejta e Shote Galica, Shaban Polluzha e Tahir Meha, Adem Demaçi, Femi Agani, Ibrahim Rugova dhe Familja Jashari e kryekomandanti Adem Jashari. Janë edhe qindra gra dhe burra, ish aktivist politik, ish student e qytetar, deri te ushtarët e UÇK-së, secili në kapacitetet dhe rolet e tyre, që dhan maksimumin sot ta gëzojmë këtë ditë”, ushpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  
 
“Kosova sot nuk është as ajo e qershorit të vitit 1999 dhe as ajo e 17 shkurtit 2008. Megjithatë, liria jonë ende nuk është përmbushur, sepse sot kujtojmë edhe mbi 1,600 të zhdukur me dhunë, zbardhjen e fatit të të cilëve po e mban peng Serbia. Por, një është e sigurt. Nuk do të pushojmë asnjë çast derisa familjet e tyre të gjejnë qetësinë. E vërteta mund të vonohet por jo edhe të shmanget përjetësisht”, theksoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
Krerët e shtetit të Kosovës me ratsin e ditës së pavarësisë bënë homazhe te varri i komandantit Legjendarë Adem Jashari në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahium Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. 
 
GYLTENE SINANI