Maqedoni
Covid 19, 14 fatalitete, 1. 117 raste të reja në 24 orë
17.02.2022 17:56
Nga 3. 513 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1. 117 raste të reja, 154 prej tyre ri-infektime...

Nga 3. 513 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1. 117 raste të reja, 154 prej tyre ri-infektime.
Më shumë se gjysma, apo 575 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 persona të vdekur.
Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 8 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 3 shkurt deri më 15 shkurt.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, tek 21 persona janë regjistruar kormobiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 1.059. Në vend ka aktualisht 8. 821 raste aktive.
