Maqedoni

14 vjet nga pavarësia e Kosovës, liderët shqiptarë në RMV urojnë pavarësinë

17.02.2022 18:13

Krerët politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot (17 shkurt) e kanë uruar Kosovën për 14 vjetorin e Pavarësisë...

Në mesazhin e tij të urimit lideri I BDI-së Ali Ahmeti ka shkruar  se 17 Shkurti është më shumë se festë shtetërore, është mirënjohje mbarëkombëtare për veprën e lavdishme të dëshmorëve, dhe amanet për të vazhduar rrugën e përparimit të Kosovës.
 
17 Shkurti i secilit vit vjen për të na e rikthyer entuziazmin e festës, por edhe për të na i ndërmendur të gjitha përpjekjet e sakrificat vetëmohuese të shumë brezave për Kosovën e lirë e të pavarur, shkruan në urimin e tij kreu I Alëternativës Afrim Gashi.
 
Shpallja e pavarësisë së Kosovës për kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasami është akti më patriotik i një populli të robëruar, duke I kujtuar të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e vendit. . Shpallja e pavarësisë së Kosovës po i kontribuon stabilitetit rajonal dhe ballkanik, ka shkruar Kasami.
 
Mesazh urimi per kete dite te madhe vjen edhe nga lideri I ASH-së Zijadin Sela.  Urime 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve anembanë botës.
 
Mirënjohje përjetë atyre që u flijuan për liri, ka shkruar Sela. Mesazh urimi për përvjetorin e 14 të shtetit të pavarur të Kosovës ka shkruar edhe kreu I PDSH-së  Menduh Thaci. 
 
Pavarësia e Kosovës është një manifestim dhe shembull i vlerave demokratike, përkushtimit ndaj lirisë dhe rezistencës shqiptare ndaj tiranisë ka shkruar Thaci.