Botë
Shqipëri: 300 infektime të reja me Covid19, 6.170 pacientë aktivë
17.02.2022 20:00
300 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 2.419 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend...

Një 71-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Durrësi kanë humbur betejën me Covid 19, ndërkohë që aktualisht numërohen 6.170 pacientë aktive.
117 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnjë, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht në spitalet Cocid po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 934 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
Statistika (17 Shkurt 2022): Raste të reja ditore 300; Të shëruar në 24 orë 934; Të shtruar në spitale 91; Humbje jete në 24 orë 2; Testime ditore 2,419; Testime totale 1,722,215; Raste pozitive 269,601; Raste të shëruara 259,999; Raste Aktive 6,170; Humbje jete 3,432.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,158; Fier 859; Vlorë 569; Elbasan 528; Berat 444; Shkodër 328; Lezhë 330; Gjirokastër 229; Durrës 220; Korçë 182; Kukës 172; Dibër 45./Top Channel
