Maqedoni
Shkup, sanksionohen 195 shoferë, 62 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
18.02.2022 09:28
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 195 sanksione
Gjashtëdhjetë e dy sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e pesë gjoba për kundërvajtje të këmbësorëve dhe 21 masa ndaj shoferëve fillestarë.
Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për shoferë fillestarë, katër sanksione për rreshtim në mënyrë të parregullt dhe dyzet e pesë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
