Maqedoni
Ndalesa për automjete transportuese dhe autobusë në aksin Mavrovë-Dibër-Strugë
28.12.2014 14:49
Për shkak reshjeve intensive të borës në akset rrugore Mavrovë - Dibër si dhe Dibër - Strugë ka ndalesë për lëvizjen e automjeteve transportuese dhe autobusëve...

Për automjetet e lehta motorike është i domosdoshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
Siç kumton LAMM, në aksin rrugor Tetovë - Jazhincë është i domosdoshëm përdorimi i pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.
Në aksin rrugor Vratnicë - Jazhincë, për shkak të erës së fuqishme, nuk rekomandohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese.
Ndalesa për lëvizjen e automjeteve transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit akoma është në vijim./mia
