Maqedoni
Rritja e pensioneve, pritet mbajtja e takimit të parë mes palëve
18.02.2022 11:03
Sot pritet të mbahet takimi i paralajmëruar për rritjen e pensioneve...

Sot pritet të mbahet takimi i paralajmëruar për rritjen e pensioneve. Në këtë takim pritet që të marrin pjesë të gjitha palët e prekura të cilat përmes dialogut do ta sjellin zgjidhjen më të pranueshme.
Ditëve të fundit kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të bisedohet për mundësinë e ndryshimit të metodologjisë e cila do të miratohej përmes dialogut me të gjitha palët.
Procesi do të zhvillohet përmes dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë të të gjitha palëve të prekura, njejtë siç u zhvillua edhe procesi lidhur me rritjen e rrogës minimale, porositën përfaqësuesit qeveritarë. Nga Qeveria paralajmërojnë edhe pako të mbështetjes financiare për pensionistët duke e pasur parasysh krizën energjetike dhe ekonomike.
