Maqedoni
Munih: Konferenca e 58-të e sigurisë, pjesëmarrës edhe krerët e RMV-së
18.02.2022 11:24
Presidenti Pendarovski dhe një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Presidenti Pendarovski dhe një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski do të marrin pjesë në Konferencën e 58-të të Sigurisë në Munih, Republika Federale e Gjermanisë.
Tema për të cilën do të diskutohet është “Bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë të krizave në rritje”, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrje e përfaqësuesve më të lartë të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë.
Në fokus të bisedimeve te cilat priten të realizohen nga ana e presidentit Pendarovski do të jetë integrimi evropian dhe situatat e sigurisë në rajon dhe në hapësirën Euro-Atlantike. Delegacioni qeveritar, i kryesuar nga Kovaçevski, e përbëjnë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Kovaçevski, siç është paralajmëruar, do të realizojë takime me liderë të rajonit dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ndërsa të shtunën do të ketë edhe paraqitje në debatin për perspektivën e BE – Ballkani Perëndimor në temë “Mos dukeni të ndarë – vizatimi i shtegut për BE dhe Ballkanin Perëndimor” të cilin e organizon Këshilli Rajonal për Bashkëpunim.
Në konferencën, pritet të marrin pjesë më shumë se 30 shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe qindra ministra dhe shefa të organizatave ndërkombëtare relevante.
