Botë

SHBA, senati miraton rezolutë në mbështetje të Ukrainës

18.02.2022 12:21

Senati Amerikan miratoi një rezolutë e cila mbështet pavarësinë e Ukrainës...

Senati Amerikan miratoi një rezolutë e cila mbështet pavarësinë e Ukrainës dhe paralajmëron mundësinë e agresionit ushtarak rus kundër atij vendi fqinj.
 
Vendimi i Senatit erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara kishin marrë “të gjitha sinjalet” se do të kishte një sulm të mundshëm rus në Ukrainë brenda disa ditësh.
 
Rezoluta e senatorit, e cila nuk ka fuqinë e ligjit, është miratuar njëzëri dhe pa kundërshtime. 
 
“Ky Kongres është i bashkuar në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës”, tha senatori Rob Portman, duke paraqitur rezolutën së bashku me senatoren demokrate Gina Shahin nga New Hampshire.
 
Senatorët u përmbajtën nga miratimi i një ligji që do të sanksiononte Rusinë, duke iu përmbajtur strategjisë së Shtëpisë së Bardhë për të zbutur krizën.