Maqedoni
Ambasada Amerikane, mësojtore modulare për dy shkolla të Kërçovës
18.02.2022 13:51
Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut Kejt Meri Bërns dhe kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari....

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut Kejt Meri Bërns dhe kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari sot lëshuan në përdorim dy mësojtoret modulare për shkollat e Kërçovës “Naim Frashëri” të fshatit Jagoll dhe “Hristo Uzunov” të fshatit Bërzhdan. Me këtë donacion të Ambasadës amerikane, do të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e procesit mësimor në këto dy shkolla të vendbanimeve rurale të Kërçovës.
“Unë jam krenare që edhe arsimtarët, kryetari dhe i githë komuniteti dhanë kontributin e tyre për realizimin e këtij projekti. Nuk ka rëndësi nëqoftëse bëjmë projekt të madh në NATO apo një projekt të vogël si ky sot në shkolla, jemi partnerë strategjik ku ndajmë sigurinë pa marrë parasyshë a jemi në shtëpi, në shoqëri apo në nivele tjera. Kjo është një ide shumë e mirë dhe kënaqësi e veçantë për të bërë punën time si Ambasadore e SHBA-së në favor të nxënësve dhe shoqërisë civile.”, tha ambasadorja e SHBA-ve në RMV,Kate Marie Byrnes.
Ambasadorja Bërns me këtë rast potencoi se ambasada amerikane do të vazhdojë të mbështesë projekte të këtilla që rrisin kapacitetet zhvillimore në arsim dhe në fusha të tjera të jetës.
SHABAN DALIPI
