Maqedoni

Ndalesë për kamionë në kalimet malore Strazhë dhe Presekë

28.12.2014 14:54

Për shkak të të reshurave intesive të borës është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në kalimet malore Strazhë dhe Presekë...

Për shkak reshjeve intensive të borës ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve ka edhe në akset rrugore Mavrovë - Dibër si dhe Dibër - Strugë.Për automjetet e lehta motorike është i domosdoshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
 
 
Siç kumton LAMM, në aksin rrugor Tetovë - Jazhincë është i domosdoshëm përdorimi i pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.
 
Në aksin rrugor Vratnicë - Jazhincë, për shkak të erës së fuqishme, nuk rekomandohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese.
 
Ndalesa për lëvizjen e automjeteve transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit akoma është në vijim./mia