Maqedoni

Komisioni për arsim, atmosferë e tensionuar, opozita pengon punimet

18.02.2022 14:43

Atmosferë e tensionuar në komisionin për arsim...

Atmosferë e tensionuar në komisionin për arsim. Deputetët e VMRO – DPMNE penguan nisjen e punës së komisionit me pretendimet se nuk është miratuar rendi i ditës I cili përfshinte debatin për propozim ligjin për mësimdhënësit, ndërkohë që sipas tyre nga seanca e fundit të mbajtur më 17 qershor nuk janë ndëgjuar gjitha proceduralet e tyre. 
 
Sipas opozitës, kryetarja e komisionit ka shkelur rregulloren e kuvendit, duke ua mohuar proceduralen edhe shumë deputetëve të opozitës.
 
“Sot kryetarja e komisionit nisi me rendin e ditës, ndërkaq rendi I ditës nuk është miratuar. Thotë se është miratuar, ndërkohë që ne kërkojmë xhirimet dhe themi se nuk është miratuar dmth kemi shkelje të rëndë të rregullores në kuvend. Përderisa nuk kalohet çdo vërejtje e jona procedurale, s’ka kurfar shansi që të miratohet rendi I ditës.”, tha Bllagica Llasovska, deputete e VMRO–DPMNE-së.
 
Me gjithë përpjekjet për të argumentuar veprimin e saj, kryetarja e komisionit Zhaklina Llazarevska pasi s’arriti që të largojë deputetët e opozitës nga tavolina e saj, u detyrua të japë pauzë.
 
“Janë lejuar që të paraqiten për procedurale. Më 17 qershor, u paraqit edhe deputetja Vjollca Ademi, e cila kërkoi që të ndërpriten proceduralet dhe të kalohet në miratimin e rendit të ditës. ‘Për’ votuan 8 deputetë dhe konstatova miratimin e rendit të ditës. Këtu nuk shoh kurfarë shkelje të procedurës.”, tha Zhaklina Llazarevska, kryetare e komisionit.
 
Komisioni vazhdoi punimet me proceduralet e VMRO-së me apel për tërheqjen e propozim ligjit për konceptin arsimor në vend duke shkaktuar përplasje të sërishme pasi nuk u trajtua propozim ligji për mësimdhënësit.
 
 “Askush  s’do na hesht, të na frigojë ose të na kërcënohet nëse mbrojmë historinë maqedonase dhe të jeni të sigurt nuk do të lejojmë falsifikim të historisë.”, tha Zdravko Trajanov, deputet i VMRO–DPMNE–së.
 
“Nëse dikush nuk pajtohet se për momentin nevojitet që 4 700 punëtorë në arsim të marrin vendime pune, le të del dhe të thotë në foltore: unë konsideroj se nuk duhet. Nuk është në rregull që këtu të flitet për gjithçka dhe jo për atë që është në rend dite.”, tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së.
 
“Të formojmë ekipe pune, të bëjmë ndryshime, aty ku mendojmë ne se duhet të ndryshohet, a duhet të ndryshohet dhe fundja të mburemi e një ligj të sjellur për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional.”, tha Vjollca Ademi, deputete e BDI-së.
 
Propozim ligji I rendit të ditës parashikonte që 27 mijë mësimdhënës dhe bashkëpunëorë profesionistë të marrin paga më të mëdha si dhe 4 700 të punësuar në arsim të marrin vendime pune  në afat të pacaktuar e të cilët ligjerojnë lëndë zgjedhore në më shumë shkolla.
 
MERALE ISMAILI