Maqedoni

Shoqëria Civile: Të ndihmojmë fëmijët e pa mbrojtur

18.02.2022 15:05

Katër mijë fëmijë e të moshuar lypin në të gjithë vendin dhe rreth 50 fëmijë të moshës 3 deri në 14 vjeç...

Katër mijë fëmijë e të moshuar lypin në të gjithë vendin dhe rreth 50 fëmijë të moshës 3 deri në 14 vjeç përdorin lëndë narkotike, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i Shoqatës “Ndërtojmë të Ardhmen”. Në periudhën e ardhshme, kjo shoqatë do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me të gjitha institucionet përkatëse dhe ambasadorët në vendin tonë për të marrë mbështetje dhe ndihmë për të bërë presion mbi Qeverinë dhe institucionet për të zgjidhur problemet e fëmijëve lypsar dhe fëmijëve që përdorin lëndë narkotike.
 
“18700 fëmijë nuk janë në bankat shkollore, 2500 nuk janë të evidentuar nga popullata rome në numrat e amzës se sa kanë vdekur dhe janë lindur, nuk kam asnjë informacion nga Ministria e Brendshme dhe Punës dhe Politikës  Sociale. Kemi 4000 fëmijë e më të rritur ku shëtisin në gjithë Maqedoninë, rreth 50 fëmijë përdorin lëndë narkotike nga tre deri në katërmbëdhjetë vjeç dhe shifrat janë të tmerrshme ku besoj se tashmë ministria dhe shteti po e zbulojnë. Zgjidhja është që ne si organizatë joqeveritare dhe si qytetarë të këtij vendi kërkojmë t'i zgjidhim problemet në mënyrë institucionale”, tha Ilija Jovanoviç, kryetar i shoqatës "Ndërtimi i një të Ardhmeje"
 
“Të mos shohim më fëmijë në rrugë duke lypur, se si janë manipuluar, se si janë të abuzuar këta famijë. Ata janë gjithë ditën në rrugë, askush nuk e di nëse hanë apo pinë. Kemi probleme në shkollat ku edhe pse jeton në atë komunë nuk mund t'i vijojë mësimet.”, tha Veli Mumin, aktivist në sektorin joqeveritar.
 
SEDAT SELIMI