Maqedoni

Mardhëniet Maqedono – Bullgare në fokusin e debatit të Shoqatës së Historianëve

18.02.2022 16:14

Në fokusin e debatit shkencor të Shoqatës së Historianëve për ridefinimin e luftes antifashiste ishin mardheniet maqedono-bullgare...

Në fokusin e debatit shkencor të Shoqatës së Historianëve për ridefinimin e luftes antifashiste ishin mardheniet maqedono-bullgare. Promovimi i komunitetit nga politikanët dhe një pjesë e historianëve trajtohet si kompromis. Por ky është kurthi në të cilën politikanët tanë lejojnë të bjerë historia vlersojn një pjesë e historianëve. Sipas tyre  ajo është një ide bullgare, gjegjësisht di¬çka që ata duan, prandaj idea nuk duhet të jetë pjesmarrje e rrejshme por transparencë dhe  ekskluzivitet. 
 
“Ja ku është Goce, ja edhe Ilindeni, çfar të doni bëni. Ndërton mit kombëtar, por na lejoni që edhe ne të ndërtojm tonën. Dmth politika duhet të insistoj tek ai ekskluzivitet. Ne nuk kemi problem të thirreni edhe te trashigimia ose që themelin e mitit kombëtar ta çoni deri ku ju doni.”, tha Trajçe Stojanov, historian.
 
Historianët thonë se politikanët vazhdimoisht pohojn se historin e lën në duart e tyre por ata edhe me marrëveshjen e Prespës edhe me marëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarin, hyn në shkencën e historisë. Kjo është e qartë me përpjekjet e bullgarisë për të pranuar ekzistencën e maqedonasve, por vetëm pas vitit 1944 dhe gjithçka  para kësaj të ketë një lidhje me origjinën bullgare.
 
“Ilindeni është maqedonas në thojza bullgar, KANM-ja (ASNOM) Kuvendi antifashist i nacionalçlirimtarëve të Maqedonisë është maqedonas  dhe tani duhet të rikujtohemi se cilat ishin tezat e palës greke për mospranimin e emrit Maqedonia e Ilindenit e cila shkonte në drejtim të rrënjëve të saj dhe gjeografisë.”, tha Ivanka Vasilevska, historiane.
 
Për disa nga historiantë kryengritja antifashiste është momenti më i rëndësishëm në luftën maqedonase për liri kombëtare si dhe luftë për identitetin e veçantë kombëtar maqedonas që nuk duhet të harrohet apo të braktiset. 
 
SANIJE DURAKU