Basketboll

Toronto Raptors e mposhti Los Angeles Clippersin në Staples Center, me rezultat 110-98

28.12.2014 15:21

Dy nga skuadrat më të forta në NBA, dje u përballën në Staples Center të Los Angelesit...

Clippers, dëshironte që ta mposht Toronto Raptorsin, para tifozëve të tij, ku deri në çerekun e tretë çdo gjë shkonte në rregull.
 
Por, skuadra nga Kanadaja, e dëshiroi fitoren më shumë, ku me ndihmën e Kyle Lowryt, arriti të dalë në epërsi dhe më pas ta mposht kundërshtarin me rezultat 110-98.
 
Lowry luajti me 25 pikë, 7 asistime e 3 kërcime, duke u bërë më i miri tek Raptors, derisa në anën tjetër u dallua me 23 pikë Redick, por të pamjaftueshme për fitore.
 
Vazhdon forma e mirë e Washington Wizards në Nba. Skuadra kryeqytetase kaloi pa shumë probleme me shifrat 101-88, Bostonin duke i zhytur 17-herë kampionët e Nba në një krizë të thellë rezultatesh, me Celtics që pësuan humbjen e 4 radhazi dhe të 18 sezonale.
 
Ky ishte suksesi i 21-të për Wizards në 29 ndeshje me Washingtonin që e sheh veten në vendin e tretë të konferencës së Lindjes. 
 
Në takimet e tjera spikat suksesi i Chicago Bulls përballë New Orleans Pelicans me rezultatin 107-100.