Maqedoni

Qeveria dhe pensionistët dakordohen: Të ndryshojë modeli i rritjes së pensioneve

18.02.2022 17:02

Qeveria dhe pensionerët filluan diskutimet për rritje të pensioneve.....

Qeveria dhe pensionerët filluan diskutimet për rritje të pensioneve. Pas takimit të parë palët thanë se janë dakorduar që të ndryshojë metodologjia dhe modeli i rritjes së pensioneve, sipas të cilit pensionistët do të kenë siguri dhe rritja e pensioneve të tyre nuk do të varet nga vullneti politik i dikujt. Zv/kryeministri për çështje ekonomikee Fatmir Bytyqi tha se tani qeverisë i ngelet detyra që të bëjë simulimet e asaj që kanë diskutuar dhe të shihet nëse rritja e pensioneve mund të ketë implikime në fondin pensional. 
 
“Ne duam të qëndrojmë me një fond pensional të qëndrueshëm, por I cili do të sigurojë se që nga ky vit pensionistët të marrin pensione më të larta. Për momentin gjendja në fondin pensional është stabile, ka rritje të të hyrave nga viti paraprak dhe tendencat janë që ato të rriten dhe kjo na siguron që ne mund të përgjigjemi pozitivisht për rritje të pensioneve.”, tha Fatmir Bytyçi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike. 
 
Përfaqsuesit e partisë dhe shoqatës së pensionistëve shprehen të bindur se pas simulimeve që do ti bëjë qeveria, do të ketë vendim pozitiv për rritje të pensioneve. 
 
“Është pozitive që ne pensioonistët patëm mundësi që drejtpërdrejt ti prezantojmë propozimet dhe sygjerimet tona në lidhje me harmonizimin e pensioneve.”, tha Stanka Trajkova nga Shoqata e Pensionistëve.
 
“Jam thellësisht i bindur se pensionistët do të marrin rritje më të madhe historike të pensioneve në periudhën që vijon. U dakorduam që takimi i ardhshëm të jetë në fillim të marsit dhe mendoj se atëherë do të kemi zgjidhje konkrete.”, tha Ilija Nikollovski nga Partia e Pensionistëve.
 
Ministrja për punë dhe politikë sociale Trençevska tha se me rritjen e pensioneve do të prëfitojnë 330 mijë qytetarë të vendit. Trençevska tha se qeveri janë të përkushtuar për gjetje të zgjidhjeve afatgjate. 
 
ERSAN PAJAZITI