Maqedoni

Covid 19: 10 fatalitete, 905 raste të reja në 24 orë

18.02.2022 17:40

Nga 2. 808 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 905 raste të reja, 161 prej tyre ri-infektime...

Nga 2. 808 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 905 raste të reja, 161 prej tyre ri-infektime. Më shumë se gjysma, apo 468 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 8 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 7 shkurt deri më 15 shkurt.
 
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, tek 15 persona janë regjistruar kormobiditete. Të shëruarit në këto 24 orë janë 1.565. Në vend ka aktualisht 8. 143 raste aktive.