Maqedoni

Mjekët amë në protestë, kërkojnë nga FSSh rritjen e kapitalit

18.02.2022 18:17

Ordinanacat private gjatë ditës kanë qenë të hapura, por mjekët amë nuk kanë pranuar pacientë...

Ordinanacat private gjatë ditës kanë qenë të hapura, por mjekët amë nuk kanë pranuar pacientë, përveç rasteve urgjente. Kjo ishte një formë proteste për të shprehur pakënaqësintë e tyre. Ndërsa në Velës mjekët kanë protëstuar me prezencë fizike përpara njësisë rajonale të Fondit Shëndetësorë. Protestës i janë  bashkangjitur edhe stomatologët.
 
“Në muajin dhjetor kamë marrë fatur prej 45 mijë denarëve. Nuk është se kam hargjuar kaq shumë ,por egziston një dallim i madh mes energjisë në EVN prej 11,7 denarë dhe për rrymën që kemi paguar prej 27 denarëve. Mes të tjerash këto vite kemi paguar shuma të mëdha për dezinfektues, për maska dhe matriale të tjera që duhet t’i posedojmë për mbrojtje personale dhe mbrojtjen e pacientëve”, u shpreh mjeku amë Liljana Hristova.
 
“Laboratoria jonë ka marrë vetëm 80 mijë denarë për një muaj, kjo shumë është aq e pamjaftueshme sa nuk mund t’i paguajmë as pagat adekuate dhe të mos flasim për reagentët, as për aparaturën, mos të flasim edhe për numrin e pacientëve që është i lartë në kohën e pandemisë dhe kemi shumë pacientë me kovid  që janë të liruar nga participimi”, theksoi mjeku amë Valentina Risteska.
 
Goditjet financiare nga faturat e rrymës me çmime marramendëse dhe pagës minimale i kanë ndjerë më shumë mjekët amë nga vendet rurale sepse përballen me rrezikun e mbylljes së ordinancave, thonë nga Shoqata e Mjekëve Privatë.
 
Ata kërkojnë ndryshimin e vlerës të tarifës kapitale për pacient që e paguan Fondi. Regojnë edhe për rritjen e pagës së të punësuarve në Shëndetësinë Publike, ndërsa në sektorin privat kapitali edhe më tej është 63 denarë për pacient. Problemet  kanë arritur në pikën e vlimit dhe është koha që autoritetet shëndetësore të gjejnë zgjidhje, thonë ata.
 
“Vetëm të hiqet rezhimi i përshkrimit të ilaçeve, do të lirohen 300 mijë referime ose në mjete 2 milionë euro. Në mënyrë të panevojshme maltretohen pacientët me rregulla të para 20-30 viteve. Imagjinoni këtu kemi mjekë të kualifikuar  me 30 vite përvojë, të mos mund të shkruajnë ‘Llosartan’, të mos mund  të shkruajnë “Karvedilol”, të mos mund të japë sprej specialisti pediatër, kjo nuk ka sens. Ose duhet të vinë njerëz që seriozisht punojnë ose ne do të shfrytëzojmë planin B. Mund të vijë në mbylljen e tërsishme të ambulantave deri në arritjen e të gjitha kërkesave tona”, u shpreh kryetarja e shoqatës për mjekë privatë, Lidia Çollakova Dervishova.
 
Gjendja e keqe ka sjellë që pesë vitet e fundit numri i mjekve amë të bije  nga 1800 në 1436, gjithashtu janë  mbyllur rreth 400 ambulanta në të gjithë vendin. Çollakova – Dervishova pasdite mbajti takim me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski dhe arritën marrveshtje, me të cilën parashihet që brenda dy javëve të formohet grupe mes Shoqatës të Mjekëve Amë dhe MSh-së, me këtë është sjell vendim që të ndërpritet protesta dhe prej të shtunën të rikthehet shërbimi mjekësor primar.
 
FARIJE DAUTI BAKIU