Maqedoni

Parashikimi i motit

19.02.2022 11:58

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe me erë të fortë jugore. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 15°C deri në 21°C.
 
Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 0°C, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 17°C.
 
Nga DPHM paralajmërojnë se nga e diela moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal. Gjatë fillimit të javës që vjen priten reshje më të rrëmbyeshme të cilat për shkak të ftohjes në malet dhe në disa vende më të larta do të jenë të borës.