Futboll
Torres përfundimisht i Milanit, por më 5 janar shkon te Atletico
28.12.2014 15:27
Zgjidhet perfundimisht intriga Alessio Cerci dhe tashmë po plotësohen të gjitha pjesëzat e mozaikut që con italianin te Milani duke rikthyer në Madrid, te Atletico Fernando Torres...

Cerci dha miratimin për tu transferuar te kuqezinjtë që nga Maldivet ku po kalon pushimet e Krishtlindjeve, Cerci i tha po Gallianit duke zhbllokuar në këtë mënyrë edhe kalimin e Fernando Torres te Atletico Madrid.
Milani në fakt orët e mbrëmjes së të shtunës bleu përfundimisht spanjollin nga Chelsea për ta xhiruar më pas te "Los Colchoneros".
Për zyrtarizimin duhet pritur 5 janarin, kur edhe hapet zyrtarisht merkato.
Cerci në fakt do të bashkohet me kuqezinjtë para hapjes së merkatos pasi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të fillojë stërvitjen nën urdhërat e Filippo Inzaghit.
