Maqedoni

Shkup, shqiptohen 204 kundërvajtje, 65 për tejkalim të shpejtësisë

19.02.2022 12:19

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 204 kundërvajtje.
 
Gjashtëdhjetë e pesë kundërvajtje janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dyzet e dy gjoba për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve.
 
Poashtu janë shqiptuar njëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, dhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për drejtimin e autommjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe dyzet e gjashtë masa për parkim të automjetit në mënyrë të parregullt.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.