Maqedoni

Komisioni për Arsim, arsimtarët “përplasin” LSDM-në dhe VMRO-në

19.02.2022 14:15

Komisioni kuvendorë për arsim në një seancë me tone të ashpra mes deputeteve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së...

Komisioni kuvendorë për arsim në një seancë me tone të ashpra mes deputeteve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së po shqyrton Ndryshimet në Ligjin për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional. Nga partia në pushtet kanë ftuar deputetët e VMRO-së opozoitare që të tërhiqe nga bllokada dhe të lejojnë miratimin e ndryshimeve që kanë për qëllim rritjen e pagave të arsimtarëve dhe punëtorëve proesional në arsimin folklore dhe të mesëm në vend.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së a janë kundër rritjes së së rrogave në kontinuitet të arsimtarëve dhe punëtorëve profesiona nëa rsimin fillorë dhe të mesëm? Deputetët e VMRO-DPMNE-së a janë kundër sigurisë juridike dhe ekonomike të kuadrit arsimor, dhe tu pundësohet punësim në afat të pa caktuar? Në vend të siç janë mësuar ti mbajnë në pasiguri deh ti keqpërdorin votat e tyre, kur ajo nevoitet. Deputetët e VMRO-DOMNE-së a janë kudër shtesave për aristarët që punojnë në rajone kodrinoro malore, apo punë me paralele të kombinuara. Apo ndoshta janë kundër zhvillimit professional dhe të karierës së arsimtarëve? Dhe pse ju pengon deputetëve të VMRO-DPMNE-së arsimtarëve të cilët mbajnë lëndë zgjedhore, më në fund të kenë mundësi për punësim të përherëshëm.”, tha Sanela Skrijelj, deputete e LSDM-së. 
 
Nga ana tjetër deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska, vlerëson se tër ky presion nga LSDM po bëhet për të vetmin qëllim që Ligji për arsimtarët mundëson partizim, ndërsa nuk mundëson rritje të pagave të mësimdhënësve. 
 
“Ky është një ligj që LSDM-ja e parasheh për punësimin e mësimdhënësve në kohë të pacaktuar, pa praktikë, me të cilin shfuqizohet një nga mekanizmat e kontrollit të cilësisë dhe mundësohet partizimi në arsim. Transformimi i punës vendoset në një rreth të mbyllur të kryetarit të komunës, drejtorit që emëron kryetari dhe që formon komision për punësim dhe komision për transformim, të cilin e formon kryetari. Kjo është baza për politizimin e punësimit.”, tha Dafina Stojanoska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
 
Sipas kësaj të fundit nëse LSDM-ja kujdeset për stafin arsimor dhe rritjen e pagave të tyre, do ta miratojnë ndryshimin e Ligjit për pagën minimale, të propozuar nga VMRO-DPMNE.
 
FITIM KRYEZIU