Botë
Kërcnimi rus ndaj Ukrainës temë e zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s në Mynih
19.02.2022 15:14
Situata në Ukrainë po rrezikojnë sigurinë e Evropës dhe sigurinë trans atlantike vlerësojnë përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s...

Situata në Ukrainë po rrezikojnë sigurinë e Evropës dhe sigurinë trans atlantike vlerësojnë përfaqësuesit e BE-së dhe NATO-s në koferencën e Mynihut. Megjithate seketari i përgjithshëm i NATO-s Jen Stoltenberg thot se ende nuk është vonë për tu shmangur konflikti ushtarak me Rusinë, por për këtë duhet Moska tu kthehet bisedimeve. Nato Është e gatshme ti përgjigjet kërcnimit ndaj Evropës Thekson Stolltenberg.
“Këto janë ditë të rrezikshme për evropën. E dimë çfar ka ndodhur, rreziku për konflikt është i vërtetë, nuk kemi parë shenja të tërheqjes dhe deeskalimit prandaj vëzhgimi vazhdon. Nuk është vonë që Rusia të kthehet pas dhe të fillojë të punojë për zgjidhje paqësore. Dy luftëra botërore na kanë mësuar se nuk ka paqe të përhershme pa aleancë trans atlantike. NATO është alenacë mbrojtëse, nuk po i kërcnohemi Rusisë dhe askujt tjetër, prandja e kemi përforcuar mbrojtjen e kufijve tanë. Patjetër të jemi të përgaditur, Amerika dhe Evropa duhet të jenë më të fuqishme se kudoherë.”, tha Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Edhe Shefja e komisionit evropjan Ursula von der Leyen ende shpreson se ka vend për diplomaci, por nëse Rusia sulmon Ukrainën, Evropa është e gatshme për vendosjen e sanksioneve të ashpra edhe nëse do të përballet me ndërprerje të tërsishme të furinzimit me gas.
“BE është krijuar për tu dhën fund të gjitha lufrave në Evropë kremlini por e fundos arkitekturën evropjane të sigurisë dhe po I shkel marrveshjet për integritet territorial. Nuk guxojmë të lejojmë kjo të vazhdojë. Ende shpresojmë se diplomacia do të ia dale ti ulë tensionet, Në të kundërtën është përpiluar një pako emadhe sanksionesh nëse Moska sulmon. Kjo mund ti kushtoj Rusisë prosperitet. Evropa nuk guxon të mvaret nga kasi rus. PAtjetër duhet të gjejmë furnizues dhe partner të tjerë. Këtë dimër jemi të sigurt por patjetër të krijojmë pavarësi energjetike.”, tha Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Nga Samiti i Mynihut u përcoll edhe porosia se dyert e BE-së dhe NATO-s për zgjerim janë të hapura, ndërsa e drejtë e çdo shteti është të vendosë nëse dëshiron apo jo të anëtarësohet. Ndërkohë Rusia ka kryer testet e fundit të raketave balistike hipersonike, raketave lundruese dhe raketave me kapacitete bërthamore, si pjesë e stërvitjeve “të planifikuara”, njofton Kremlini.
Mediat ruse kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të ketë thënë se presidenti Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandar Lukashenka, kanë shikuar stërvitjet nga Kremlini. Peskov tha se stërvitjet janë pjesë e procesit të rregullt të trajnimeve. Stërvitjet u mbajtën disa orë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se tani janë të bindura se Moska po planifikon që “brenda ditësh” ta pushtojë Ukrainën. Poashtu Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmeve kibernetike të 15 shkurtit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe sistemit bankar të Ukrainës.
FLORIJE BELULI KAMBERI
