Maqedoni
Takim Kovaçevski-Lajçak në Mynih, në fokus bisedimet me Bullgarinë
19.02.2022 15:32
Krerët shetetërorë po marrin pjesë në Konferencën e sigurisë në Munih, në margjina të së cilës Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski...

Krerët shetetërorë po marrin pjesë në Konferencën e sigurisë në Munih, në margjina të së cilës Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar homologun e tij slloven Borut Pahor.
Në takimin Kovaçevski–Lajçak kryemisnitri e ka njoftuarzyrtarin evropjna me “aktivitetet e përbashkëta me kryeministrin e Bullgarisë, Kirill Petkov për intensifikim të bashkëpunimit bilateral dhe për punën e pesë grupeve të punës për ekonomi, infrastrukturë, kulturë, integrim në BE dhe histori, të cilët kanë detyrë të përgatisin udhëzues për realizimin e Marrëveshje për fqinjësi”.
Nga shërbimi qeveritar njoftohet se Lajçak ka dërguar përkrahje të fuqishme për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak dërgoi mbështetje të fuqishme për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si partner të besueshëm të Bashkimit. Lajçak shprehu edhe kënaqësinë për angazhimin e deritanishëm dhe e vlerësoi si kontribut të konsiderueshëm drejt vendimit përfundimtar për miratim të Kornizës negociuese dhe për caktim të Konferencës së parë ndërqeveritare në mandatin e Francës si kryesues me Këshillin Evropian”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal, iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe dialogun Kosovë – Serbi. Në këtë drejtim, Kovaçevski ka bërë të qartë se vendi është për të gjitha format e dialogut, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa shprehu mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial për stabilitet dhe siguri në Bosnje e Hercegovinë, në përputhje me Marrëveshjen e paqes së Dejtonit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Edhe në takimin e presidentit Stevo Pendarovski me homologun e tij slloven Borut Pahor, ishte në focus Mundësia për tejkalimin e sfidave për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
