Maqedoni
EVN: Vazhdon vjedhja e energjise elektrike
28.12.2014 15:41
Vazhdon të vidhet energjia elektrike në Maqedoni. Por krahasuar me vitet e kaluara rastet e vjedhjes se rrymes janë zvogluar, thone nga kompania e EVN-se...

Kompania elektroenergjetike EVN, njofton se vetëm për këtë vit janë kapur në flagrancë rreth 280 persona, qe kane vjedhur energjinë elektrike.
Vjedhjet me te shpeshta edhe me tej vazhdojne te kryesojne ne Shkup me gjithesej 221 raste, Strumice 143 raste, Prillepi 83, Tetova 73 . Vjedhje te energjise elektrike jane shenuar edhe ne Kratove, Koçan, dhe Manastir.
“Vjedhja e energjisë elektrike egizston dhe numri më I madh me 211 është në rajonin e Shkupit. Ne u apelojmë deri tek gjith konsumtorët e që të mos bëhen pre e provokimeve apo manipulimeve të shumta që ndodhin për rreth tyre sepse tani vjedhja e energjisë elektrike është me denim me burg si dhe gjoba në të holla”, shprehet Vlera Gjakova nga EVN.
“Trendi” i vjedhjes së rrymës këtë vit është është shtuar edhe në mesin e kompanive private. Bizneset e vogla dhe të mesme, në mënyrë të sofistikuar kanë vjedhur energji elektrike nga matësit e tyre të rrymës.
Vjedhja e energjisë elektrike egziston prej kohësh në Maqedoni, mirëpo ajo që e bën të veçant këtë vit që lejmë pas është vjedhja e rrymës nga ana e kompanive private. EVN informon se gjatë këtij viti, jane kapur 30 kompani të cilët janë furnizuar ilegalisht me energji elektrike. Këtyre kompanive tashmë u është shqiptuar dënim për vjedhje.
Dëmi nga vjedhja e energjisë elektrike gjate vitit 2014 arrin ne 1.5 milion eur, thone nga komania ne fjale.
Per vitin qe po e leme pas janë sjellur 300 aktevendime për vjedhje të energjisë elektrike prej të cilëve 9 prej tyre janë shqiptuar me denim me burg prej 1 vjet.
REXHEP QAMILI
