Maqedoni

Kriza Ruso-Ukrainase, Selmani: Okupim psikologjik i cili dotë zgjasë

19.02.2022 17:31

Përshkallzimi i fundit i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës përgjatë kufirit me Ukrainë...

Përshkallzimi i fundit i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës përgjatë kufirit me Ukrainë, ishte diçka e pritur, duke marr parasysh marrdhëniet e ftofta ndër vite mes dy vendeve, ndërsa në aspektin psikologjik, Rusia ka sulmuar Ukrainën. Ky është konstatimi i profesorit univesitar Bashkim Selmani i thënë në “Intervistën e Javës” në TVM2, sipas të cilit, ky okupim psikologjik do të zgjatë për më shumë kohë dhe njëherit do të dëmtojë rolin dhe pozicionet e dy super fuqive të mëdha Rusi dhe SHBA-t dhe kjo gjë nuk u shkon në dobi asnjërës palë.
 
“Ka gjasa, që procesi i bisedimeve në këto rrethana është i interesuar të zgjatë tej mase,sepse në kuadër të kodeksit diplomatikë dhe komunikues në kontinuitet mund të ketë brenda komunitetit diplomatik, mirëpo tani më dalja në sipërfaqe e lëvizjes së trupave të armatosura nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ky është ai elementi që ka shqetësuar të gjithë opinionin mbarë botëror dhe këtu rriziqet dhe pasojat janë të pashmangshme. Andaj themë se çdo veprim i këtillë nga ana  e Rusisë pa analizuar këto rrethana ajo më tepër improvizonë me të cilën provokon mirësinë mbarë kombëtare.”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.
 
Selmani: Superfuqia disponon me armë bërthamore
 
Ndonëse e gjithë bota është kundër pretendimeve ruse për të pushtuar Ukrainën dhe ndonëse në shikim të parë duket sikur Rusia e ka humbur “betejen” përball Ukrainës, Selmani mendon se aktualish  Rusia zë pozicionet e saja për100 vitet e ardhshme për luftën e tretë botërore. 
 
“Është një provë e realizuar, mirëpo nga ana e Rusisë ajo prove do ti delë shumë e hidhur, për arsye se nga 49 e këndej për here të parë pamë që gjithë fuqit botërore janë në kufirinë e Rusisë andaj themë se kjo prove do ti dale e hidhur Rusisë por edhe mbarë njerëzimin. Pse sepse unë analizojë vetëm një çështje me të cilën është shqetësuese në aspektin e luftave bashkëhohore e ajo është superfuqia e botës disponon me shumë armë atomike dhe nëse vjen deri në përdorja e e këtyre armëve 13 deri 14 herë shkatrohet njerëzimin.”, tha Selmani
 
Selmani është i mendimit se në rast të përhapjes së luftës më agresive mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe pse Ukraina nuk është anëtare e plotë e NATO-s, kjo e fundit do të thirret në nenet tjera ndërkombëtare si përshembull neni i gjenocidt ose i mbrojtës e të drejtave civile për të sulmuar me armatim Rusinë. Një nga pasojat më të mëdha e cila do të shkaktonte një luftë të tillë, pa dyshimi, sipas Selmanit do të ishte edhe shpërngulja masive e Ukrainasëve, vend ky i cili numron rreth 44 milion njerëz dhe do të rrezikonte konflikti të zbrizte edhe nëpër vendet tjera të Europës dhe në Ballkanin Perendimor. 
 
REXHEP QAMILI