Ekonomi

Rritja e pagës minimale, OEMVP: Do të jetë brengë për bizneset e vogla

19.02.2022 18:25

Duke filluar nga prilli I këtij viti 80.000 punëtorë pritet që të marrin pagë minimale prej 18 mijë denarëve.....

Duke filluar nga prilli I këtij viti 80.000 punëtorë pritet që të marrin pagë minimale prej 18 mijë denarëve. Por sa do të arrijnë bizneset që të përballojnë këtë rritje të pagës. Drilon Iseni nga OEMVP thotë se kjo masë do të jetë një goditje e rëndë për bizneset e vogla, pasi  ato nuk kanë pasur likuiditet për shkak të krizës ekonomike që u gjenerua paskrizës shëndetsore. Shqetësuese sipas tij, është që kjo masë mund të rrisë nivelin e ekonomisë së zezë. 
 
“Këtu brenga jonë më shumë ishte se çfarë do të bëjnë bizneset mikro dhe të vogla, të cilat e kanë shumë të vështirë për ta përballuar këtë masë të re, gjegjësisht pagën minimale. A kanë kapacitet? Do të jetë e vështirë, për shkak se kompanitë kanë vështirësi me likuiditetin dhe do të jetë problem. Ajo që është droja më e madhe për ne si Odë është që mos vallë kjo politikë mos ta stimulojë indirekt informalitetin, gjegjësisht kompanitë e vogla të detyrohen që pagat e tyre ti paguajnë në kesh, ky është një skenar më negativ dhe hpresojmë që kjo mos të ndodhë.”, tha Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
 
Por sa kjo masë do të ndikojë që të zbutet ikja e të rinjëve. Iseni nuk beson që rritja epagës minimale do të ketë ndikim të madh në këtë aspket. Sipas tij, arsye për migrimin e të rinjëve më shumë janë kushtet e jetesës, se sa paga.  
 
“Në sektoret që janë më të prekur nga emigracioni i të rinjëve, siç është hoteleria, turizmi dhe gastronomia, pagat jo që kanë qenë të ulëta, por sërish ato të rinjë kanë vemdosur që të ikin jashtë. Shpresojmë që të ketë pak ndikim, por cilësia e jetës është ajo që determinon nëse një i ri do të qëndroj apo jonë vend. Para se gjithash këtu e kemi shtetin e së drejtës, gjyqsorin, shërbimet komunale, pastërtnë e ajrit, procedurat administrative të ndryshme.”, tha Iseni 
 
Paga minimale u dakordësua pas një sërë takimesh mes sindikatave, punëdhënësve dhe qeverisë. Rrtija e pagës minimale ishte kërkesë e sindikatave në vend , pasi që sipas tyre periudhën e fundit janë rritur dukshëm shpenzimet mujore të familjeve.
 
ERSAN PAJAZITI