Maqedoni

Zhelinë: Janë realizuar projekte kapitale

28.12.2014 15:46

Viti 2014 për Komunën e Zhelinës ka qenë një nga vitet më të suksesshme deri më tani pasi që janë realizuar një sërë projektesh në të gjitha vendbanimet e kësaj komune...

Këtë vit Komuna e Zhelinës rëndësi të vecantë i ka kushtuar përmbajtjes së rrugëve  përmbajtjes së ndricimit publik, pastirimt të hapësirave publike, mirëmbajtjes së higjienës komunale e kështu me rradhë tha për TVM2 numri një i Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi.
 
“Projekti i parë dhe me vlerë të vecantë që është i realizuar është kanalizimi i vendbanimit Uzurmisht i cili kap një vlerë rreth 310 mijë euro, janë këto një kohfinancim i vogël i TVSH-së nga ana e komunës dhe projekti i financuar nga agjencioni për përkrahje të zhvillimit rural dhe të bujqëisë Pastaj në realizim e sipër janë planet urbanistike për nëntë vendbanime të Komunës së Zhelinës dhe për 16 vendbanime tjera pasi dy Zhelina dhe Merova vec kanë më plane të miratuara urbanistike janë duke përfnduar edhe këto planet aksionale të them unë me të cilat përkohësisht me një periudhë kaluese dy apo tre vitesh deri sa të miratohen planet tjera për një vit apo dy do t’iu mundësohet për të gjithë vendbanimet e Komunës së Zhelinës për së pari herë të ketë mundësi që të merret një leje për ndërtim dhe vlera e këtyre planeve urbanistike bashkë me këto planet e vogla urbanistike përfshinë një shumë prej 210 mijë euro”, shprehet kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.
 
Kryetarit i Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi tha se rëndësi të vecantë i është kushtuar infrastrukturës rrugore dhe asaj arsimore.
 
Rruga regjionale në Zhelinë deri te zyra e vendit bashkë me trotuarin në të dyja anët dhe me kanalizim atmosferik ka qenë një investim i përbashkët me një financim nga ana e Komunës me një vlerë prej 174 mijë 339 euro nga të cilat nga Agjencioni i rrugëve janë ndarë 67 mijë euro. Kreu i Zhelinës tha se janë bekatonizuar edhe rrugët lokale të vendbanimeve tjera.
 
“Në realizim e sipër, në përfundim është ujësjellësi në Strimnicë edhe atë faza e fundit faza përfundimtare është, dhe shifrën që do ta jap do të thotë vlen vetëm për këtë fazë se përndryshe  ujëslleësi i Strimnicës është 350 mijë euro investim në vitet e kaluara kurse për këtë vit janë të investuara 123 mijë e 755 euro.Faza e fundit e Shkollës së Merovës këtu është e shkruar gjithsejt në një vlerë prej 160 mijë euro 114 mijë euro nga Ministria e Arsimit kurse pjesa tjetër 46 mijë euro nga Komuna e Zhelinës. Bekatonizimi që këto ditë përfundoi edhe atë diku në dhjetë apo njëmbëdhjetë vendbanime edhe atë në Llërcë 1800 ose  një sasi gjithsejt prej dhjetëmijë e pesëqind metër katror në një vleë prej 118 mijë e 863 euro, dhe me këtë shpërndarje në Llërcë 1800 në Debërcë 1200 në Kapacindoll 1400, në Strimnicë 1800 në Serovë 1200 në Pallaticë 1000m2,në Ciflik 1100m2 dhe  në Treboshë 1000m2”, shprehet kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.
 
Perfekti i Komunës së Zhelinës Fatmir Izari piashtu theksoi se këtë vit Komuna e Zhelinës filloi me një projekt për të ndihmuar familjet e rezikuara sociale, duke premtuar se ky projekt do vazhdoj edhe vitin e ardhshëm.
 
“Buxheti i Komunës ishte paraparë një vlerë prej 3 milion e 600 mijë denarësh, kjo u nda në tre raunde për arsye se në raundin e parë nuk arritëm që ta kryejm ose të kthyer në euro diku te 53 mijë e 100 euro të ndara në raunde nga 17 mijë e 700 euro. Për vitin e ardhshëm për këtë ndihmë familjeve që kanë persona me aftësi të kufizuar ose që nuk janë të aftë për punë në buxhetin e ardhshëm është paraparë një shumë tjetër prej rreth 4 milion e 800 mijë denarësh dhe tani më e kanë konfirmuar edhe disa kompani të cilkat do të përkrahin shumën prej 800 europër katër ruande për një familje apo për dy ndonjëra dhe kështu ne besojm se do ta zgjerojm këtë listë dhe në qoft se kemi haruar ndonjë familje të kësaj kategorie do mundohemi që ta kompensojmë edhe atë”, shprehet kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.
 
Tani më Komuna e Zhelinës të gjitha vendbanimet ka bërë zgjerimin e ndricimit publik në dhe ky projekt kap një shumë rreth 50 mijë euro. Fatmir Izari për TVM2 tha se vlera e investimeve që janë bërë për këtë vit arrinë në 1 milion Euro.
 
MIFTAR EMINI