Maqedoni

MPJ: Qytetraët e RMV-së të largohen nga Ukraina

19.02.2022 18:56

Ministria e Punëve të Jashtme apelon që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët ende ndodhen në Ukrainë...

Ministria e Punëve të Jashtme apelon që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët ende ndodhen në Ukrainë të largohen menjëherë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit ushtarak. 
 
Për ata që në periudhën e ardhshme kanë planifikuar një vizitë në Ukrainë, Ministria e Punëve të Jashtme i këshillon ata të shmangin udhëtimet atje. 
 
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë Veriore e përcjell nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë me të cilët shkëmbejmë informacione dhe analiza për gjendjen aktuale në baza ditore.”, thonë nga Minsitria e Jashtme. 
 
Qytetarë që ndodhen në Ukrainë, apelohet ta kontaktojnë amasadën ose ministrinë e jashtme qoftë me anë të telefonit ose në formë elektronike.