Ndryshimet në kodin zgjedhorë, Musliu:Nevojiten reforma gjithpërfshirëse
Ndryshimet e Kodit Zgjedhorë....

Ndryshimet e Kodit Zgjedhorë duhet të përfshijnë një reformë më të thellë në kuptimin e interesave gjithpërfshirëse vlerëson analisti politik Albert Musliu.
Sipas tij nuk mjafton angazhimi vetëm për modelin zgjedhorë por edhe për demokratizimin e vetë procesit zgjedhorë përfshi edhe listat e hapura.
“Partitë politike normalisht kur flasim për Kodin Zgjedhorë e shohin edhe interesin e vet por sipas meje nuk ëhtë e mjaftueshme të flitet vetëm për njësitë zgjedhore por duhet të flitet edhe për mënyrën e votimit, duhet të flitet edhe për listat e hapura me qëllim që të bëhet një reform gjithpërfshirëse e cila edhe do ta avanconte procesin zgjedhorë, do ta avanconte përfaqësimen adekuat të qytetarëve por do ti avanconte edhe vlerat demokratike të shtetit.Ashtuqë të instistohet vetëm në një njësi zgjedhore sipas meje nuk është e mjaftueshme” – tha analisti politik, Albert Musliu.
Duke pasur parasysh strukturën demografike të vendit Musliu nuk beson se subjektet politike shqiptare do të pajtohen me kërkesën e subjekteve të vogla për një njësi zgjedhore.
“Realisht nuk besoj se subjektet politike shqiptare për shkak të përfshirjes demografike do të shkojnë me mundësinë që të jetë një njësi zgjedhore po për shkak se ajo i prek interesat e votuesve shqiptarë veçanërisht nëse nuk ndryshon mënyra e votimit. Subjektet politike shqiptare egzistojnë për ta avancuar interesin e votuesve të tyre por ka edhe subjekte politike të etnikumeve tjera. Ata e kanë për obligim, detyrë ose qëllim të subjekteve të tyre politike avancimin e grupeve të veçanta etnike.Ashtuqë të gjitha këto interesa duhet të përfshihen në atë reformë më të përgjithshme” – u shpreh Musliu.
Subjektet politike më të vogla kanë ngritur iniciativë për ndryshimin e modelit zgjedhorë. Ata insistojnë në një njësi zgjedhore ndërsa partitë në pushtet thonë se për ndryshime të tilla nevojitet konsenzus midis të githa forcave politike në vend. (Naim Ramadani, TVM2)
