Osmani në konferencën në Mynih: “Ballkani Perëndimor nuk është vrimë, por zemra e Evropës”
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të Konferencës së 58-të të Sigurisë në Mynih, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Ëopke Hoekstra. Ky është edhe takimi i parë i dy ministrave, pas emërimit të fundit të Hoekstra në këtë detyrë.
Takimi u fokusua në të dhënat evropiane të vendit, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat aktuale të sigurisë.
“Si aleatë të NATO-s, ne ndajmë të njëjtat vlera dhe Holanda është partneri ynë i rëndësishëm. Ne kemi krijuar lidhje të forta dypalëshe dhe Holanda është bërë një mbështetëse e përkushtuar e përpjekjeve tona për integrim në BE. Ne e vlerësojmë fuqishëm mbështetjen holandeze në këtë proces, veçanërisht në sferën e forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, me theks në nevojën e zbatimit të vazhdueshëm dhe të përkushtuar të standardeve të BE-së dhe qëllimeve reformuese” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në Mynih, ministri Osmani u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Islandës, Tordis Colbrun Rickford Gilfadotir, i cili gjithashtu u zgjodh në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë.
Ministrat iu referuan zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, por fokus i veçantë iu kushtua situatës në dhe rreth Ukrainës, si kërcënim për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare dhe aktivitetet e dy vendeve si aleate të NATO-s.
Bashkëpunimi brenda OSBE-së me fokus të veçantë në presidencën e këtij viti të Maqedonisë së Veriut të Grupit të Partnerëve Mesdhetarë për Bashkëpunim ishte pjesë e bisedimeve midis Osmanit dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi. Gjithashtu u bisedua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe afarist.
Gjatë ditës, Osmani ka takuar edhe nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për të shkëmbyer mendime për perspektivën evropiane të vendit.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani poashtu ka takuar edhe homologun e tij spanjoll Jose Manuel Albares si dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në kuadër të delegacionit të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ministri i Jashtëm gjatë ditës mbajë një fjalim në aktivitetin “Zbrazëti në zemër të Europës? “Kthimi në Ballkanin Perëndimor”. Diskutimet u fokusuan në riafirmimin e qasjes së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor si një partner strategjik dhe i besueshëm për Evropën, ku Osmani iu referua përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian. (Fitim Kryeziu, TVM2)
