Maqedoni

El Hilal: 33 bursa për studentë më të suksesshëm

28.12.2014 15:50

Organizata humanitare El Hilal ndau 33 bursa për sudentët më të mirë në të gjith vendin...

Ky aktivitete tradicional  u mbnajtë me moton “Mbrëmja e falënderimit”, i cili organizohet për dhjetë vite rradhazi.
 
Përvec anëtarëve të udhëheqjes së El Hilalit, ishin të prqanishëm  edhe donatorët, të cilët me kontributet dhe mbështetjen vullnetare, mundësuan  realizimin e aktiviteteve të planifikuara programore të El Hilalit.
 
Me këtë rastë kryetari i OH El Hilal Bexhihudin Shehapi tha se gjatë këtyre 10 viteve  jan ndarë mbi 500 bursa për studentët, sepse sipas tij,investimi në arsim është investimi në ardhmërin e nje populli.
 
“Investimi në arsim dhe investimi në gjeneratat e ardhëshme shpresojmë se është një investim mjaft përmbajtësorë dhe ky investim tregon edhe përcaktimin dhe përkushtimin e El-Hilalit që sa më tepoër shoqëria jonë të ketë studet dhe një ardhmëri më të shëndoshë. Deri tash OH.El Hilal këto 10 vitet e fundit ka shpërndar mbi 500 bursa studentore”, shprehet OH El Hilal Bexhihudin Shehapi.
 
Si shenjë faliminderimi për bashkëpunimin OH EH, ndau mirënjohje për 5 donatorë nga venndi dhe për dy qendra të diasporës shqiptare.
 
Studentëve, udhëheqjes së ngushtë të El Hilalit dhe mysafirëve Iu drejtua edhe  kryetari i Çairit,Izet Mexhiti, i cili është njëri nga mbështetësit kryesorë të projekteve të kësaj Organizate.
 
FARIJE DAUTI - BAKIU