Ukrainë, vazhdojnë tensionet në vendet e krizës
Forcat e Ukrainës janë në gatishmëri....

Forcat e Ukrainës janë në gatishmëri të pritjes së ndonjë sulmi eventual nga ana e Rusisë. Shpërthime janë dëgjuar edhe gjatë vizitës së Ministrit të Ukrainës për Punë të Brendshme në rajonin e krizës.
“Në këtë pozitë armata e Ukrainës është në gatishmëri, bisedova me ushtarët dhe mund të ju them se armiku nuk ka shansa” – tha Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Densi Monastirski.
Paralajmërimi për sulm të mundëshëm të Kievit kishte si pasojë rritjen e e numrit të civilëve të cilët kërkojnë trajnime ushtarake që të jenë të përgaditur në rast të luftës.
“Obligimi im është ti mbroj, ti ndihmojë policisë dhe civilëve dhe ti mbështes forcat e armatosura. Dua që Ukraina të fitojë këtë sfidë dhe të jetë e pavaruar nga çfarëdo lloj ndikimi” – tha një qytetare e uniformuar.
Tensioni është i dukshëm në rajonin e Dombas ku një pjesë e civilëve e lëshojnë vendin ndërsa të tjerë mbesin dhe përgaditen në rast të përplasjve.
“Nuk kam vend tjetër se ku të shkoj, ku të vrapoj”.
“Frigohem për fëmijët për shkak të bombardimeve. I morëm gjërat e nevojshme dhe u larguam”.
“Vendosëm të largohemi për 4 ditë, të shohim se çka do të ndodhë” – thanë disa nga qytetarët e zonave të rrezikuara nga lufta.
Përderisa banorët e rajonave të krizës po përgaditen për konflikt, Bashkësia Ndërkombëtare mundohet që përmes dialogut të shmang luftën në Evropë.
BE është e përgaditur për çfarëdo lloj skenari në rast të intervenimit rus në Ukrainë, ka deklaruar Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharll Mishell.
“Nuk mundemi gjithnjë të ofrojmë degë ulliri, kur Rusia po realizon testime të raketave dhe vazhdon të mbledhë ushtarë. Një është e sigurtë, nëse ka agresion ushtarak do të reagojmë me sanksione masive dhe çmimi për Rusine do të jetë dhe duhet të jetë i rëndë” – tha Kryetari i Këshillit të Europës, Sharll Mishell.
“Ky është njëri nga sanksionet më të mëdha të drejtuara ndaj institucioneve, posaçërisht finansiare dhe do të sjell dëm absolut për ekonomine ruse dhe qeverinë e tyre” – tha nënkryetarja e SHBA-ve, Kamilla Haris.
“Frigohem se planin që e shohim është për diçka që do të mund të jetë me të vërtet lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë çmimin e lartë të jetës së njeriut që mund ta tërheqë jo vetëm për Ukrainën por edhe për Rusët” – u shpreh Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Tensionet po rriten edhe për shkak të ushtrimeve ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë në afërsi të kufirit me Ukrainën. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
