Protesta para qendrës shtetërore për provime, kandidatët për drejtor:Të realizohet trajnimi
Kandidatët për drejtorë të shkollave fillore....

Kandidatët për drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme protestuan para Qendrës Shtetërore për Provime, për shkak të zvarritjes së procedurave për trajnimin dhe dhënien e provimeve. Ata thonë se tashmë gjashtë muaj kanë paguar, por akoma nuk i kanë ftuar për trajnime.
Ata kërkojnë të respektohen ligjet dhe të fillojë procesi i trajnimit në të kundërten paralajmëruan se do të ndërmarrin masa të tjera.
Ata kërkojnë të ketë më shumë trajnime breda një viti. Thonë se do të ankohen edhe tek Avokati i Popullit
“Deri në këto momente sipas njohurive tona, janë formuar më shumë se 5 grupe me minimum 10 kandidat dhe të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara dhe i kanë paguar mjetet e nevojshme.Habit fakti që edhe përkundër të gjithave ju vendosni të punoni në kundërshtim me dispozitat ligjore ,dhe të udhëheqeni në bazë të dëshirës suaj në institucion që është i një rëndësie të veçantë për procesin e arsimit në vendin tonë”- tha një nga kandidatet, Ksenija Vrameva.
“Siç e dini ne jemi paraqitur më shumë se 50 kandidatë. Pse nuk bëhën 5 trajnime këtë vit që të mund të gjithë që do të marrin çertifikatën të mund të paraqiten në konkurset e ardhëshme për drejtor” – pyet Dragan Popovski, një kandidat tjetër për trajnim.
“Në periudhën e ardhëshme gjithsesi se do të ndërmarrim masa, do të drejtohemi edhe tek avokati i popullit por do të reagojmë edhe në ambasada të caktuara” – u shpreh kandidati për trajnim, Aleksandar Georgievski.
Ndërkohë nga Qendra Shtetërore për Provime kanë mohuar të ketë ngexje në procesin e trajnimeve.Trajnimet në fjalë kushtojnë rreth 500 euro. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
