Covid 19, 7 fatalitete, 668 raste të reja në 24 orë
20.02.2022 18:37
Nga 3. 974 testime të bëra....

Nga 3. 974 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend , rezultuan 668 raste të reja , 81 prej tyre ri-infektime.
Më shumë se gjysma, apo 340 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 persona të vdekur. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, tek 7 persona janë regjistruar kormobiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 887. Në vend ka aktualisht 7. 595 raste aktive.
