Covid-19, në Shqipëri humbin jetën 7 qytetarë, 206 të infektuar
20.02.2022 19:07
7 humbje jete janë shënuar këtë të diel....

7 humbje jete janë shënuar këtë të diel si pasojë e Covid-19 në Shqipëri. Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1,610 testime nga të cilat 206 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Ndërkohë janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
