Maqedoni
Vajgël: Vendimi i KiE, jostrategjik. Maqedonia të zhbllokojë Parlamentin
28.12.2014 16:03
Raportuesi për Maqedoninë në Unionin Evropian, Ivo Vajgël, e ka cilësuar si gabim strategjik vendimin e fundit të Këshillit Evropian...

Raportuesi për Maqedoninë në Unionin Evropian, Ivo Vajgël, e ka cilësuar si gabim strategjik vendimin e fundit të Këshillit Evropian për të refuzuar rekomandimin për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë.
“Kësaj here përsëri mbisundoi shpirti i vjetër. Shpresoj se e njëjta nuk do të ndodh edhe në rastin tjetër. Ne në Parlamentin evropian do të angazhohemi për të ecur para gjërat. Kur bëhet fjalë për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë, duhet shikuar e ardhmja e jo e kaluara. Mendoj se me këtë gjë prishet kredibiliteti i institucioneve evropiane”, thotë Vajgl.
Sipas tij vendimi i fundit është një porosi e dobët jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Unionin Evropian.
“Kjo tregon se ka shumë pak mendim strategjik kur merren vendime të tilla”, theksoi Vajgl.
Ai ishte optimist se situata e këtillë nuk do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ai pret që Komisioni i ri Evropian të gjej mënyrë për të dal nga “status quo-ja”.
“Duke pasur parasysh se kryetari i ri i Komisionit Evropian, Junker solli një shpirt të ri në mendimin e Komisionit, më shumë energji pozitive dhe pragmatizëm, besoj se edhe Komisioni i ri do të jap shtytje të re dhe mendim ndryshe në lidhje me ardhmërinë evropiane të Maqedonisë”, potencoi Vajlg.
Por jo cdo gjë varet nga BE. Vajgel këshillon institucionet vendase që të zbatojnë kriteret, vlerat dhe standartet e BE-së.
“Maqedonia, gjithashtu duhet të japë mesazh për konsolidimin e brendshëm duke gjetur mënyrën për zgjidhjen e bllokimit të Parlamentit, institucion ky që jep mesazhe si për vendin ashtu edhe për botën”- thotë raportuesi për Maqedonië, Ivo Vajgël.
SHPËTIM NUREDINI
