“Ukraina”, Biden “në parim”, pranon të takohet me Putin

21.02.2022 11:08

Presidenti amerikan Joe Biden....

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur  pro takimit me presidentin rus Putin për të diskutuar krizën në Ukrainë, por vetëm nëse Rusia nuk pushton fqinjin e saj, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Bajden momentalisht ka anuluar takimin e paraparë, njhoftojnë nga shtëpia e Bardhë. Takimi mund të ofrojë një zgjidhje të mundshme diplomatike për një nga krizat më të këqija të sigurisë në Evropë në dekada.

Zyrtarët amerikanë thonë se inteligjenca sugjeron se Rusia është gati të nisë një operacion ushtarak, të cilin Moska e mohon. Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po “vazhdon përgatitjet për një sulm të plotë ndaj Ukrainës shumë shpejt” dhe se SHBA ishte gati të impononte “pasoja të shpejta dhe të rënda” nëse kjo ndodh.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, sipas vlerësimeve të SHBA-së. Kompania amerikane Maxar tha se imazhet e reja satelitore treguan vendosje të shumta të reja në terren të pajisjeve të blinduara dhe trupave nga garnizonet ruse pranë kufirit me Ukrainën, duke treguar gatishmëri të shtuar ushtarake.