Ministrat e jashtëm të BE-së, Bruksel:Diskutim për Ukrainën dhe Bosnjën
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian....

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.
Në Bruksel pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi kriza në Ukrainë është në krye të agjendës së takimit të ministrave të BE-së.
Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për situatën e përkeqësuar të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.
Shefi i diplomacisë së BE-ë, Josep Borrell, ndezi alarmin më 20 shkurt, pasi nacionalistët kroatë të Bosnjës paralajmëruan se do të prishnin zgjedhjet e ardhshme, dhe do të formonin rajonin e tyre.
Borrell paralajmëroi se situata “është më shqetësuese se kurrë” në Bosnje, që veçse është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e dominuar nga serbët, të quajtur Republika Sërpska.
“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell.
