SHBA-ja duhet të përgatitet për luftë me Rusinë dhe Kinën!
Derisa Rusia kërcënon se do të pushtojë Ukrainën....

Derisa Rusia kërcënon se do të pushtojë Ukrainën, sulmi më madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, çështja strategjike më e rëndësishme e shekullit të 21 po bëhet edhe më e qartë: Si mund të menaxhojnë Shtetet e Bashkuara dy fuqi të mëdha revizioniste, autokratike, të armatosura (Rusia dhe Kina) njëkohësisht?
Përgjigja, sipas shumë politikanëve dhe ekspertëve të mbrojtjes, është se Uashingtoni duhet të moderojë reagimin e tij ndaj Rusisë në Europë për t’u fokusuar në kërcënimin më të madh që paraqet Kina në Indo-Paqësorin.
Ky do të ishte një gabim.
Shtetet e Bashkuara mbeten fuqia kryesore në botë dhe nuk mund të zgjedhë midis Europës dhe Indo-Paqësorit. Në vend të kësaj, Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të zhvillojnë një strategji mbrojtëse të aftë për të penguar dhe, nëse është e nevojshme, për të mposhtur Rusinë dhe Kinën në të njëjtën kohë.
Gjatë javëve të fundit, Biden ka dërguar mijëra trupa amerikane për të përforcuar krahun lindor të NATO-s. Një luftë e madhe në Ukrainë mund të kalojë kufijtë ndërkombëtarë dhe të kërcënojë shtatë aleatët e NATO-s që kufizojnë Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Për më tepër, nëse presidenti rus Vladimir Putin ka sukses në Ukrainë, a do të ndalet me kaq?
Putin ka treguar një interes të qartë për të ringjallur ish-Perandorinë Ruse, dhe vendet e tjera të cenueshme të Europës Lindore – Polonia, Rumania ose shtetet baltike mund të jenë të radhës.
Një inkursion i suksesshëm rus në territorin e një aleati të NATO-s mund të nënkuptojë fundin e aleancës perëndimore dhe besueshmërinë e angazhimeve të sigurisë së SHBA-së në nivel global.
Kërcënimi i paraqitur nga Kina është gjithashtu serioz. Philip Davidson, ish-komandant i Komandës Indo-Paqësorit të SHBA-së, parashikoi se Kina mund të pushtonte Tajvanin brenda gjashtë viteve të ardhshme . Kjo është një luftë që Shtetet e Bashkuara mund të humbasin.
Nëse Kina arrin të marrë Tajvanin, do të arrinte të prishte rendin e udhëhequr nga SHBA në Azi, me synimin për të bërë të njëjtën gjë globalisht. Për më tepër, Rusia dhe Kina po punojnë gjithnjë e më shumë së bashku. Në samitin e këtij muaji midis Putinit dhe presidentit kinez Xi Jinping, Moska dhe Pekini po krijojnë një partneritet më të ngushtë strategjik, duke përfshirë çështjet ushtarake.
