Kutirova ri-zgjedhet drejtoreshë në Drejtorinë Doganore

21.02.2022 12:19

Sllavica Kutirova është ri-zgjedhur drejtoreshë në Drejtorinë Doganore.....

Sllavica Kutirova është ri-zgjedhur drejtoreshë në Drejtorinë Doganore. Sipas saj kjo është vërtetim për menaxhim kualitativ të Drejtorisë gjatë periudhës së shkuar.

Ajo thekson se Drejtoria Doganore është institucion i rëndësishëm në të cilin ka nivel të lartë të pajtueshmërisë me standardet dhe rregullativat e BE-së dhe në vazhdimësi jep mbështetje të fortë sektorit të biznesit dhe ekonomisë ligjore në përgjithësi.

Karrierën e saj profesionale Kutirova e zhvillon për më shumë se dhjetë vite në Drejtorinë Doganore dhe është drejtoresha e parë që vjen nga po ky institucion, ndërsa mori mandat për të kryer këtë funksion në periudhën e ardhshme.