RMV, shënohet dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

21.02.2022 12:38

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij....

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon në fakt kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli, asaj shoqërie. Me këtë rast ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska Stojcevska, tha se duhet t’a ruajmë gjuhën si shtyllë kryesore kombëtare.

“Shkolla “Jashar Bej Shkupi”, është shembull i mirë që dëshmon për respektimin e të drejtave nacionale ku mësohet në katër gjuhë: maqedonisht, shqip, turqisht dhe boshnjakisht, gjë që respekton të drejtat e gjuhës amtare. Implementimi i arsimit është zinxhiri kryesor i aktiviteteve ku fëmijët mes veti njohin kulturën dhe gjuhën si pasuri e përbashkët.”, - tha ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
 
Me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare në Goistivar u mbajt debati me temë gjuha amtare është identitet, ku ishin të pranishëm kryetari i Gostivarit Arben Taravari dhe lideri i opozitës Hrsitian Mickovski. 
 
“Kemi nisur një fushatë mesiguri ju kujtohet, para gjashtë apo z muajsh, tre gjuhë një qytetet ja rasti sot ta shënojmë ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare. Do të flasim tre gjuhët që përdoren në Gostivar, jemi shum krenar si Gostivaras se të tre gjuhët janë zyrtare. Shumica e gostivarasve nëse jot re gjuhë të paktën dy gjuhë I flasin dhe kjo është pasuri, me të cilën mund të lavdërohemi si qytet.”, tha kryetar i Gostivarit, ARBEN TARAVARI-
  
“Jemi këtu në Gostivar komunë ku ka tre gjuhë zyrtare, maqedonishtja, shqipja dhe turqishtja. Mendoj se është një mundësi e mirë që njerzi të cilët do të flasoin, të flasin në gjuhën e tyre amtare dhe të përcjellim porosinë e pëbashkët, porosi për bashkim sepse në Maqedoni është mjaft nga ndarjet.”, tha kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
 
Me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës  amtare, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë mbajtën ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë”. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI