Maqedoni
Todorov: Mjekët rural shumë të nevojshëm
28.12.2014 16:12
Gjithesj 73.820 kontrolle janë realizuar në periudhën nga marsi deri në nëntor të këtij viti...

Gjithesj 73.820 kontrolle janë realizuar në periudhën nga marsi deri në nëntor të këtij viti, në suaza të projektit Mjek rural qëllimi i i të cilit është që të mundësojë vazhdimësi në sigurimin e mbrojtjes primare shëndetësore të banorëve nga mjediset rurale, informoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.
“Nga gjithsej kontrollet e realizuara në këtë periudhë, në rajonin e Shkupit ka numër të të madh, 7.316 kontrolle. Në rajonin e Kumanovës janë realizuar 4.837, ndërsa në rajonin e Tetovës gjithsej 4.303 kontrolle. Me imoplementimin e projektit Mjeku rural, ekipet mjekësore sigurojnë mbrojtje primare shëndetësore për gjithsej 359.283 persona në suaza të 309 pikave të hapura kontrolluese për 538 vendbanime ku qytetarët vizitohen përmes patronazhit”, shprehet ministri i shendetsise Nikolla Todorov.
Ekipet e Mjekut rural sigurojnë shërbime shëndetësore bazë, si matjen e tensionit, nivelin e kolesterolit në gjak, glukozës dhe aplikimin e terapisë ampulare.
Ministri Todorov përkujtoi se në muajt e kaluar janë vendosur risi në shërbimet shëndetësore të cilat i sigurojnë mjekët ruralë,nga java e ardhshme fillojnë me hapjen e barnatoreve rurale në vendbanime deri në 3.500 banorë, derisa në vendbanime deri 1.000 qytetarë do të mund ta marrin terapinë e nevojshme nga farmacitë mobile.
Ministri informoi se në suaza të projektit Mjeku rural, gjatë vitit 2014, janë realizuar 51 punësime, gjegjësisht 27 mjekë dhe 24 infermiere.
FARIJE DAUTI - BAKIU
