Ekonomi
OEMV, kompanitë e vogla të dixhitalizohen
21.02.2022 13:46
Pandemia nxorri në pah nevojën që kompanitë e vogla të dixhitalizojnë operacionet e tyre...

Pandemia nxorri në pah nevojën që kompanitë e vogla të dixhitalizojnë operacionet e tyre, sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që të jenë më produktive dhe konkurruese, vlerësojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Sipas Odës, aplikimi i teknologjive të avancuara dhe dixhitalizimi nuk është më çështje zgjedhjeje, por mbijetese.
“Kompanitë ndërkombëtare që operojnë në vend, e kanë axhendën dixhitale shumë lart në listën e tyre prioritare, por ajo që shqetëon është që kompanitë më të vogla që operojnë kryesisht me kapital vendas, relativisht të kufizuar, duhet të intensifikojnë aktivitetet e tyre në këtë drejtim”, u shpreh kryetari i këshillit të teknologjive të avansuara Nikolla Lushev.
Për digjitalizim më të lehtë të kompanive, Oda Ekonomike përmes Këshillit të Teknologjive të Avancuara do të mbajë katër webinarë falas, ku temat do të jenë shitjet, prodhimi, ndërtimi dhe financat.
“Bëhet fjalë për vebinare të karakterit pulik që kanë për qëllim ta inkurajojnë digjitalizimin e kompanive, duke i prezentuar mjetet modern digjitale dhe përfitimet nga përdorimi I tyre. Qëllimi është rritja e produktivitetit të kompanive por edhe I ekonomisë në përgjithësi, por edhe ndërtimi I kompanive konkurentetë cilat do të jenë në hap me kohën”, theksoi Lushev.
Nga Oda, vlerësojnë se nevojitet një koordinim i mirë i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me digjitalizimin e resurseve nga ekonomia dhe ndihmën e shtetit për sektorin e biznesit për të marrë efektin maksimal.
ERSAN PAJAZITI
