Maqedoni
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Kovaçevski: Zgjedhje do të ketë në vitin 2024
21.02.2022 13:59
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevsi refuzon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakoheshme parlamentare....

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevsi refuzon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakoheshme parlamentare. Ai thotë se zgjdhjet do të mbahen të rregullta në vitin 2024, pasi që aktualisht shteti nuk ka nevoj për zgjedhje por për lidership, me qëllim të tejkalimit të pasojave të shkaktuara nga kriza me pandeminë. I pyetur se pse deri më tani nuk ka realizuar takim me Liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, ai tha se nuk do të ketë takim deria sa për opozitën e vetmja çështje diskutabile janë zgjedhjet e parakohshme.
“Unë nuk jam një person që i nënshtrohem presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve. Nëse e vetmja pikë që opozita mendon se duhet të diskutohet janë zgjedhjet e parakohshme, atëherë nuk do të ketë një takim të tillë, sepse dua të përsëris se zgjedhje do të ketë, por në 2024. Në këtë moment, RMV ka nevojë për lidership dhe përgjegjësi për t'u përballur me sfidat e mëdha që kemi në këtë vit krize, e kjo është kriza energjetike, e cila është evropiane, pastaj kriza shëndetësore që është ende e pranishme përmes tendosjeve të reja dhe inflacionit të çmimeve.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Mickoski: Do të ketë zgjedhje të parakohshme
Por lideri i opozitës Hristian Mickoski, shprehet i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria aktuale sipas tij nuk dëshiron të largohet sepse është e vetëdijshme se do të duhet të mbajë përgjegjësi.
“Nuk pres që ata ta pranojnë këtë dhe thjesht të largohen, sepse janë të vetëdijshëm se përgjegjësia pason. Por, prandaj jemi opozitë, prandaj fituam besimin e popullit në zgjedhjet e fundit lokale, do të kishte ndodhur edhe sikur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ishin grabitja dhe ryshfeti masiv brutal që ndodhi me kartelat. Por herët a vonë ato zgjedhje parlamentare do të mbahen dhe atëherë do të ketë përgjegjësi për të gjitha këto politika të gabuara që populli dhe qytetarët maqedonas janë dëshmitar në katër vitet e fundit.”, tha kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Për zgjedhje të parakohëshme parlamentare janë shprehur edhe partitë shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
SANIJE DURAKU
