Dallimet me Bullgarinë, Osmani: Nuk ka moment të ri në bisedime
21.02.2022 14:22
Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë por akoma nuk ka moment të ri për t’a ndarë me opinionin...

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë por akoma nuk ka moment të ri për t’a ndarë me opinionin, pasi që nuk jemi dakorduar për të gjitha çështjet, thotë ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Me fqiun lindor duhet arritur një dokument gjithpërfshirës dhe garancë ndërkombëtare për mbylljen e problemeve njëherë e përgjithmonë, thekson, Osmani.
“Vlerësoj se gjendemi në një periudhë më senzitive dhe do të lejoja të vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh dhe të grupeve politike. Nuk ka moment të ri që është i ndryshëm nga ai që e kam treguar më herët në publik, pra, i dini të gjithë, nuk i fsheh informacionet. Për shkak të sensitivitetit të momentit, do t’i kuptoni nëse kemi situatë re, të ndryshme nga pozicionet tjera.”, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani thekson se disa vende anëtare të BE-së nuk janë në disponim të marrin përsipër barrën e problemeve të hapura mes dy shteteve, prandaj për fillimin e bisedimeve kërkohet një Po nga të gjitha vendet anëtare.
“Ka vende anëtare që janë shumë të ndishëm në çështjet e bilateralizmit të procesit evopian, përfshirja e problemeve në kornizën negociuese. Fllimisht ata, 27 vende duhet të thonë, “PO” dhe në fund ne të themi “PO”… Tash duhet të gjejmë pajtueshmëri edhe bilaterale, çka do të ishte e pranueshme për ne në kornizën negociuese dhe çka do të jetë e pranueshme për vendet anëtare.”, tha Osmani.
Megjithatë, shefi i diplomacisë Osmani thekson se në tavolinë është akoma propozimi portugez, i cili thotë se çëshjtet dypalëshe nuk duhet të përfshihen në procesin e negociatave të vendit aspirant.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
