Maqedoni
Kostadinovska Stojçevska: Vonesa e rrogave e karakterit adminsitrativ
21.02.2022 14:35
Ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska shpreson në gjetjen e zgjidhjes adekuate në takimin me sindikatat...

Ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska shpreson në gjetjen e zgjidhjes adekuate në takimin me sindikatat sa i përket lëshimeve rreth interpretimit të asaj që nënkupton Ligji për të dielën ditë jo pune.Sipas Stojçevskës duhet të mbështet koncepti e diela ditë për familjen duke shpresur që nuk do të ketë ngecje në punën e insitucioneve që janë të përfshira me Ligj. Bashkëpunimi mes Ministrisë së kuluturës dhe Sindikatit të kulturës duhe të jetë në nivel të lartë. Sa i përket vonesës së pagave në një pjesë të institucioneve kulturore tha se janë vonuar disa vendime që është dashur të vinë nga Ministri të tjera referente për çka dhe punojnë për përgjigje positive.
“Në dy faza zhvilloheshte pagesa e rrogave, njëra ishte ata që tani më ishin paguar të tjerat janë ata që në afat sa më të shkurtë do të paguhen pikërisht për ato përllogaritje për të dielën si ditë jo pune. Ashtu edhe me kontraktuesit e di që ka pasur vonesa ,kjo ndoshta ka qenë pak nga karakteri adiministrativ por ju siguroj se gjithçka është e nënshkruar dhe e dërguar në institucionet konkrete dhe në afat sa më të vogël ndoshta dhe të premtën do të nënshkruhen por gjithë ato lëshime do ti përmirsojmë.”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës.
Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka konflikt interesi në ndarjen e proekteve
Njëherit Ministrja Kostadinovska Stojçevska nuk mendon se ka konflik të interesit në rastin kur Kryetarja e Komisionit profesoresha Vesna Dimovska, në konkursin vjetor për letërsi ka ndarë projekte për univerzitetin "Shën Kirili dhe Metodij" ku edhe është ligjëruese. Sipas minsitres Komisonet e kanë kryer punëne e tyre në nivel më të lartë, ndërsa nëse ka pasur konflikt të interesave do të veprohet në bazë të ligjit.
“Besoj në nivelin e profesionizmit të çdo njërit nga antarët. Nëse është bërë diçka që ka të bëjë me kkonflikt të interesave do të veprohet në mënyrë adekuate. Patjetër duhet të mbështetemi Univerzitetet me profesorët me ministrinë e kulturës, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Nesë profesoresha është paraqitur me ndonjë projet të sajë, atëherë kemi konflikt të interesave por ajo se është atje e punësuar nuk nënkuptn se ne duhet ti anashkalojmë të gjithë profesorët tanë nga Univerzitetet tona të vendosin. Nëse ka konflikt të interesave ka trupa që do të veprojnë në pajtueshmëri me ligjin.”, tha Stojçevska.
Ansamblet Shqiptare me traditë, reagim pasi nuk fituan asnjë proket
Ansamblet e Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”-Shkup dhe Bajram Shabani Kumanovë dhe Shoqëria Kulturo Artistike Xheladin Zeqiri -Tetovë, kanë reaguar pasi nuk kanë fituar ashnjë proekt nga minsitria e kulturës, ndrësa me reagimin e tyre është solidarizuar edhe Ansambli Ibe Palikuqi-Shkup, i cili ka fituar dy proekte.
Në reagimin e tyre të përbashkët thuhet: “Pas shpalljes së rezultateve të konkursit nga Misniria e Kulturës jemi thellë të indinjuar me anashkalimin total dhe padrejtësinë që iu bë shoqatave më të vjetra shqiptare në RMV duke mos iu ndar asnjë qindarkë me pretekst për sjhkelje ose ndonjë gabim administrativ në konkurim.”
Ata thonë se si shoqata bashkarisht kanë 270 vjet traditë dhe brenda një viti mesatarisht kanë rreth 30 aktivitete brenda dhe jashtë vendit, prandaj kërkojnë nga ministreja e kulturës dhe zyrtarët shqiptar në këtë ministri që të reflektojnë dhe gjejnë zgjidhje në këtë drejtim, në të kundërtën ata paralajmërojnë vazhdimin e reagimeve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
