Maqedoni
Delegacion Suedez në Kuvend, bashkëpunim dyditorë për zhvillim demokratik
21.02.2022 14:56
Procedurat legjislative, transparenca, kuvedi i hapur, bashkpunimi dhe sfidat me të cilat përballet kuvendi

Procedurat legjislative, transparenca, kuvedi i hapur, bashkpunimi dhe sfidat me të cilat përballet kuvendi do të jenë temat për të cilat do të diskutojnë deputetët e RMV-së me përfaqësues të delegacionit suedez të kryesuar nga nënkryetarja e dytë Riksdaagut Lota Jonson Fornarve. Delegacioni po qëndron për vizitë studimore dyditëshe në Kuvendin e RMV-së në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim demokratik ndërmjet dy dhomave ligjvënëse. Fornarve beson se ky bashkpunim do të forcojë dijalogun politik në kuvend.
“Shpresoj që bisedimet tona do të kontribuojnë në komunikimin më të drejtpërdrejtë ndërmjet partive të ndryshme politike dhe se dialogu politik do të forcohet.”, tha Lota Jonson Fornarve, nënkryetare e dytë e Riksdagut Suedez.
“Temat janë me interes të përbashkët, procedura legjislative, transparenca, hapja e kuvendit, bashkëpunimi dhe të gjitha ato probleme dhe sfida që kemi.”, tha Fadil Zendeli, deputet i L.‘BESA’.
Delagacioni suedez është pritur nga kreu i kuvendit Talat Xhaferi. Spa njoftimit të kuvendit Xhaferi ka nënvizuar se mbështetja nga opinioni dhe parlamenti suedez është shum i rëndësishëme për vendin tonë. Sipas tij kuvendi, me kënaqësi ka pranuar nismën suedeze për vendosjen e bashkëpunimit për zhvillim demokratik, që është e dobishme në mënyrë të ndërsjellë, si për të dyja dhomat ligjvënëse, dhe për të dy vendet.
“Xhaferi ka theksuar se për RMV-në është e vlefshme që opinioni suedez dhe parlamenti suedez japin mbështetje të gjerë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe shprehu shpresë se në muajt në vijim do të tejkalohen pengesat dhe do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e cila do e shënojë fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
NAIM RAMADANI
