Maqedoni

Epidemiologët: Është tejkaluar piku i valës së katërt

21.02.2022 15:35

Piku i infektimit me kovid 19 është arriturr. Javëve të ardhshme do të ketë rënie të lehtë të numrit të të infektuarve me Kovid 19...

Piku i infektimit me kovid 19 është arriturr. Javëve të ardhshme do të ketë rënie të lehtë të numrit të të infektuarve me Kovid 19, ndërsa muajin që vjen do të ketë rënie drastike të shifrave konsideron epidemiologu, Sasho Olumçev. Gjendja parashikohet të jetë e ngjashme me pranverën e vitit të kaluar. Koha po ngrohtet dhe qytetarët do të dalin në ambient të hapura, për këtë arsye rreziku për infektime të reja do të bije. Për momentin më të rrezikuar janë mësimdhënësit dhe nxënësit. 
 
“Thuaja se asnjë simtomë ose ndonjë simtomë e vogël e cila nuk kërkon angazhim të veçantë,megjithë  patjetër duhet ta dijnë qytetarët se ky varaint kalohet lehtë, por imuniteti pas kalimit të Omikronit është shum i vogël, kështu që pas dy apo tre muajsh mund të infektohemi sërisht apo riifektohemi.”, tha epidemiologu Sashko Ollumçev.
 
Dr.Ollumçevë thotë se skriningu është punë e mirë, por shtrohet pyetja, sa do të jetë e reale pasqyra që do të fitohet sepse imuniteti i fituar nga infektimi me Covid19 ose nga vaksinat është i afatshkurt.
 
“Pas tre muajsh apo katër, nuk keni  asnjë lloj antitrupi dhe për këtë arsye nuk do të bazohem unë se a e ka kaluar dikush virusin, a ka antitrupa, a ka imunitet etj. Kjo nuk mund të parashikohet. Imunitetin qelizorë për momentin nuk mund ta masim sepse kushton shtrenjtë. Imunitet kolektiv nuk do të mund të arrihet tani për tani sepse këto viruse nuk japi imunitet të përhershëm.”, tha Ollumçev.
 
Plani i autoriteteve shëndetësore është që përmes skriningut të përfshihen rreth 4000 qytetarë, 1000 më Shkup dhe 3000 në qytetet tjera të vendit. Sipas autoriteteve mostra përfaqësuese është e mjaftueshme për të kuptuar nivelin e imunitetit të popullësisë dhe në bazë të kësaj të krijohen masat dhe politikat në të ardhmen. Pas përfundimit të skriningut nevojiten dy javë për përpunimin e të dhënave.
 
Ministri i Shëndetësis, Bekim Sali, ka dekalruar se për arritjen e imunitetit kolektiv duhet te vaksinohen 70% e popullësis. Edhe pse situata epidemiologjike po përmirësohet, priten rezultatet e ekzaminimit serologjik për lehtësimin e mundshëm të masave mbrojtëse.
 
FARIJE DAUTI BAKIU