Futboll
Sportist i vitit Igor Stefanovski ndërsa Berat JAkupi më i mirë i ri
28.12.2014 16:21
Për herë të parë më vitin 1945, ndërkaq, mbrëm në ambientet e Teatrit Popullorë të Maqedonisë për herë të 60-të...

Për herë të parë më vitin 1945, ndërkaq, mbrëm në ambientet e Teatrit Popullorë të Maqedonisë për herë të 60-të, shpallet sportisti më I mirë I vitit për 2014-të. Epiteti I më të merit I takoi automobilistit Igor Stefanovski-Igje ndërkaq në kategorin e femrave këtë mirënjohje e morri futbollistja e reprezentacionit të Maqedonisë Natasha Andonova.
Do theksuar se u ndanë edhe shumë mirënjohje tjera për sportistë dhe sportiste të cilët me shumë angazhim dhe rezultate e përfunduan vitin në vijim të cilin do ta mbajnë mend.
Epitetin sportiest më I mirë I ri I Maqedonisë për këtë vit, për herë të tretë e rrëmbeu karateisti shqiptar Berat Jakupi, I cili vitin që do ta lëm pas u stolis me titullin kampion Evropian për të rinjë dhe Berat Jakupi në botën e këtij sporti luftarak është emër I pranuar dhe I rrespektuar jovetëm në Kontinentin e vjetër por edhe më larg.
Nga gjinia më e bukur, sportiste më e mirë e re u shpall karateistja Puliksenija Jovanovska. Sportist më I popullarizuar në diasporë u shpall hendbollisti Kire Llazarov.
Përndryshe, rekordin për nga stolisja me tituj: sportiest më i mirë I Maqedonisë e mbajnë Shaban Tërstena dhe Shaban Sejdiu të cilët s`bashku kan marrur mbi 15 herë këtë titull më të lartë të sportit në Maqedoni madje, Tërstena dhe Sejdiu kan qen edhe sportistë më të suksesshëm të ish Federatës Jugosllave më vitet 1978 dhe 1984.
SAMI ADEMI
